Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Unë nuk shoh filxhan, por bashkimi me Kosovën një ditë do ndodhë


I pyetur nga gazetarët, se si do të votonte në rastin e një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ishte një pyetje provokative. Por pavarësisht kësaj, ai tha se ka besim se kjo gjë do të ndodhë një ditë.

“Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës e po them që do votoja hapur pro që të jemi të qartë.

Në rast se më pyesni a do ndodhë apo jo, meqë më provokoni po ju provokoj dhe unë.

Unë them që kjo do ndodhë nuk di kur do ndodh, nuk di si do ndodhë, por që kjo do ndodhë një ditë unë them që po. Tani ata që mund ta marrin këtë e të bërtasin.
ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është një fall meqë ju po më pyesni të hedhim fall, nëse unë do hidhja fall në këtë rast me imagjinatë se unë nuk shoh filxhanë, por unë them që kjo do ndodhë, se kur se di.

Unë fallin e futa në mes për përkthyesit, unë për këtë e kisha kështu që më ndihmoni dhe ju që foli zëri i fallxhorit jo i politikanit dhe kryeministrit të përgjegjshëm, unë ju përgjigja provokimit me provokim.”– u shpreh Rama.