Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Nga shorti relator është caktuar të jetë gjyqtari Ilir Panda.
Llalla kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 2 vjet burg.
Ish-kryeprokurori nuk po e vuan dënimin pasi ndodhet në arrati pas shpalljes së vendimit nga Apeli duke kërkuar qe vendimi i tij të mos ekzekutohej.
Llallës iu sekuestruan edhe pasuri, ku përfshihet një sipërfaqe tokësore.