Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga biçikleta, humb jetën në spital 17-vjeçarja


Një 17-vjeçare sipas familjarëve të saj është rrëzuar nga biçikleta dhe më pas ka ndërruar jetë në spital njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin maknor në Pezë dhe sipas njoftimit të uniformave blu 17-vjeçarja ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në siptal.

Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.

Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.