Shërbimi postar i Norvegjisë ka publikuar një reklamë që përshkruan një marrëdhënie homoseksuale mes Santa Claus (Babagjyshi i Krishlindjes) dhe një burri të quajtur Harry. Lidhja e dashurisë LGBT, e cila përfundon me një puthje, është pritur me reagime të ndryshme në internet.
Prodhuar për të shënuar 50 vjetorin që kur Norvegjia dekriminalizoi homoseksualitetin, ‘Kur Harry takoi Santa-n” përshkruan lidhjen e lulëzuar të dashurisë midis një burri norvegjez dhe vetë Babagjyshit të Krishtlindjes.
Gjatë disa viteve, Santa viziton ‘Harry’-n dhe dyshja bien në dashuri me njëri-tjetrin. Reklama përfundon me një puthje pasionante mes dy burrave, pasi ‘Posten’, shërbimi postar i vendit, dorëzon pakot e natës së Krishtlindjes.
Grupet e të drejtave të homoseksualëve dhe mbrojtësit e LGBT-së u përshëndetën për reklamën dhe ‘mesazhin e saj të fortë dhe prekës të përfshirjes’.