Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi i përgjigjet Kryemadhit: Ke ardhur gjysmë dite në Elbasan, ndaj mendjen nëse je ende në opozitë me Ramën


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i është përgjigjur kryetares së LSI-së, Kryemadhi, pas deklaratave të saj ditët e fundit.

Numri dy i selisë blu tha se nuk ka folur kurrë për aleatin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, Bardhi theksoi se nuk është ngatërruar asnjëherë me bandat ndërsa vijoi më tej duke thënë se Kryemadhi nuk kishte qenë fare në Elbasan gjatë fushatës.

“Së pari ishte një deklaratë e mbushur me gënjeshtra. S’kam folur kurrë për LSI, as një anglisht as shqip. S’ka patur përballje me mua për çështje bandash. Nuk ngatërrohet Gazmend Bardhi me banda. Kam informuar znj. Kryemadhi mbi situatën në Elbasan. Nëse i ktheheni kohës, ka qenë vetëm gjysmë dite në Elbasan. S’ka qenë në asnjë takim me mua në Elbasan. Nuk ka ardhur fare në Elbasan gjatë fushatës. Në Elbasan kishim menduar të ishte një ndarje 6 mandate PD me 1 për LSI, e kam informuar se LSI e ka të vështirë të marrë mandat, përgjigjja ishte se kanë të sigurtë 3 dhe PD do merrte 2 ndaj unë duhet të punoja më fort. Kjo ka qenë biseda dhe ka qenë në kuadër të diskutimeve 2 palëshe që ne bënim me LSI, nëse do hynim me një listë apo me dy.  E kam thënë se jam kundër që duhet të dilnim me një listë, LSI mendoi njëlloj si unë, se duhet të dilnim me dy lista. Nuk kam bërë asnjë akuzë tjetër.” – tha Bardhi.

Ai tha se PD ka ruajtur raport korrekt me LSI-në pasi beson se është në opozitë me Ramën duke i kërkuar Kryemadhit që të qartësojë pozicionin e saj lidhur me qeverinë.

“Ne kemi ruajtur një raport korrekt sepse besojmë se LSI është në opozitë me regjimin e Ramës. Ne kemi patur një bashkëpunim parazgjedhor, nuk u bë e mundur që ne të qeverisnim së bashku. Nuk jemi në opozitë me LSI, por me regjimin. Nëse LSI ka ndyshuar shigjetën dhe është në opozitë me PD është problemi i tyre. Ta ndajnë mendjen se me kë e kanë betejën. Fokusi ynë është beteja me regjimin e Edi Ramës.” – shtoi Bardhi.