Presidenti i vendit Ilir Meta, i cili sot ndodhet në Vlorë për ceremonitë e festimit të 109-vjetorit të Pavarësisë foli në një prononcim për mediat me një mesazh edhe për politikën.
“Si mund të lëmë në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e flamurit, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë por edhe ditën ditëlindjes së Adem Jasharit.
Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët, sepse ky është flamuri i të gjithëve, është i Ismail Qemalit por dhe i Isa Boletin, është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar dhe Shqipëria të jetë vërtet zonjë dhe të ketë vendin që meriton në Bashkimin Evropian.”– shpreh Meta.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët për nisjen e punimeve në kantierin e aeroportit të Vlorës, Meta zgjodhi të mos bënte shumë komente. Ai tha: “Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët sic ka qenë gjithmonë dh etë patriotizmit në të mirë të Shqipërisë.”