Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënonte bashkëshorten me vrasje, arrestohet nga policia 43-vjeçari në Laç, i sekuestrohen dy armë gjahu dhe një pistoletë


Një 43 vjeçar është arrestuar në Laç pasi kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste.

Shtetasit me iniciale A.O banues në lagjen nr.6 të qytetit të Laçit i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale” Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” , “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike “-njofton policia.