Vendosni fjalën kyçe....

Policia ushtarake holandeze arreston brenda avionit çiftin që ishte larguar nga karantina


Një çift i martuar që iku nga një hotel karantine për personat që dyshohen se janë të prekur nga lloji Omicron i Covid-19 janë arrestuar brenda aeroplani nga policia ushtarake holandeze.

Incidenti dramatik ndodhi në aeroportin Schiphol të Amsterdamit në bordin e një fluturimi që do të nisej për në Spanjë rreth orës 18:00 të së dielës, konfirmuan forcat e armatosura të Holandës në një deklaratë.

“Policia Ushtarake Mbretërore e Holandës në Schiphol ka arrestuar një çift këtë mbrëmje që kishte ikur nga një hotel karantine. Arrestimet u bënë në një aeroplan që ishte gati të ngrihej.” – thuhet në njoftim.

Identiteti i çiftit të arrestuar nuk u bë i ditur dhe nuk dihet nëse ata ishin të infektuar apo thjesht mbaheshin në karantinë si masë paraprake. Ushtria ia dorëzoi ato zyrtarëve shëndetësorë për t’u dërguar në një strukturë tjetër karantine.