Vendosni fjalën kyçe....

Urimi i Bujar Çelës që bëri xhiron në rrjet, Sali Berisha: Kjo është fytyra e vërtetë e PS-së së Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me urimin e deputetit të PS-së, Bujar Çela për 28 Nëntorin, që ka bërë xhiron në rrjet.

Në një postim në Facebook, Berisha shprehet se kjo është fytyra e vërtetë e partisë së kryeministrit Edi Rama.

“Kryexhelati i shqiptarëve në histori si kartolinë urimi për shqiptarët në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nga zëdhënësit e Edvin Kristaq Kolekës. Kjo është fytyra e vërtetë e PS-së së neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati.“- shkruan Berisha.

Kujtojmë se më herët, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj doli në një deklaratë për mediet dhe tha në emër të PD-së se do propozonin një Paketë Ligjore për Dekomunistizimin, ndërsa kërkuan të merren masa ndaj deputetit socialist.