Leo Messi ka fituar trofeun e tij të tetë “Pichichi” si golashënuesi më i mirë në sezonin 2020/21 të La Liga-s, çmim ky që jepet nga gazeta spanjolle MARCA. Argjentinasi shënoi 30 gola në 35 ndeshje për Barcelonën, duke kaluar kështu Karim Benzema dhe Gerard Moreno të cilët kishin nga 23 secili.
Kjo fitore vjen vetëm pak orë para ceremonisë së “Topit të Artë”.
Vetë drejtori i gazetës spanjolle Huan Ignjacio udhëtoi drejt Parisit me një delegacion të gazetës për t’i dhuruar Messi-t trofeun e golashënuesit më të mirë.
“Faleminderit shumë që erdhët në Paris, nuk e di nëse do të shohim dikë që më kalon mua, por mund të them vetëm se është nder të jesh në historia e La Ligë-s spanjolle. Është çmenduri të kalosh Zarran dhe në fund arrita ta kapërcej atë. Unë jam shumë mirënjohës.”– tha futbollisti argjentinas.
❗Official: Lionel Messi has won the La Liga Pichichi award 2020/21. pic.twitter.com/SHEZS6yBD3
— Barça Universal (@BarcaUniversal) November 29, 2021