Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër.
Nga raportimet e para thuhet se është plagosur ish-kryetari i Komunës Velipojë Pashko Ujka.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.
Raportohet se Ujka ka marrë plagë nga arma e zjarrin në zonën e shtyllës kurrizore.
Pashko Ujka ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Komunës, Velipojë në periudhën 2011-2015. Me ndarjen e re terriotriale atij i përfundoi detyra për shkak të shkrirjes së Komunave.