Vendosni fjalën kyçe....

Reshje bore e shiu në vend, probleme me qarkullimin e energjinë


Përveç Dibrës, borë ka rënë edhe në Lezhë por kjo nuk ka sjellë probleme për sa i përket furnizimit me energji apo në qarkullim.

Reshjet e borës kanë prekur zonën e Llogarasë megjithatë rrugët janë të kalueshme. Probleme ka pasur me furnizimin me energji elektrike për shkak të prishjes së linjës së tensionit të lartë. Niveli i lumi Vjosë është rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të shiut e uji po i afrohet nivelit maksimal.

Në qarkun e Elbasanit, reshjet e shiut kanë bërë që një pjesë rrugësh të kenë materiale inerte. Gjendja më e keqe paraqitet në rrugën Librazhd -Zgosht ku ka pasur rrëshqitje të një masivi dheu, megjithatë qarkullimi nuk është ndërprerë.

Probleme ka pasur edhe në Shushicë të Elbasanit ku prurjet e larta kanë sjellë edhe materiale inerte që kanë dëmtuar argjinaturën e kanalit e duke përmbytur tokat pranë. Përmbytje ka pasur edhe në fshatin Muriqan ku lumi Shkumbin ka mbuluar 1 hektar tokë.

Disa zona në Elbasan kanë pasur ndërprerje të energjisë elektrike e po kështu edhe në bashkinë e Gramshit. Pa energji janë Njësitë Gracen, Xibrakë, Orenjë e Lunik.