Sekretari amerikan i Transportit Pete Buttigieg po përballet me një valë të re kritikash për çmimet e larta të gazit e naftës duke u dhënë një zgjidhje amerikanëve: të blejnë një makinë elektrike.
Duke u paraqitur në MSNBC të dielën, Buttigieg foli për disa nga specifikat e planit ‘Build Back Better Bill’, duke përfshirë një ‘zbritje’ për amerikanët nëse ata zgjedhin të blejnë një automjet elektrik.
“Ai përmban stimuj për ta bërë më të përballueshme blerjen e një automjeti elektrik, deri në 12,500 dollarë zbritje për familjet që mendojnë të marrin një të tillë,” tha Buttigieg.
“Nëse një familje zotëron një automjet elektrik, nuk do të duhet të shqetësohet më kurrë për çmimet e benzinës.” – tha Buttigieg.
Kostoja e një makine elektrike për një konsumator mund të jetë mesatarisht rreth 50,000 dollarë, por gjithashtu mund të shkojë shumë më e lartë. Automjetet elektrike zakonisht shiten për dhjetëra mijëra dollarë më shumë se automjetet me gaz.
Premtimi i Buttigieg për të ulur deri në 12,500 dollarë nga çmimet e shitjes nuk ka frymëzuar shumë amerikanë dhe Buttigieg është akuzuar se nuk është në kontakt në lidhje me çështjet e mungesave në zinxhirin e furnizimit me ushqime e karburante.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani