Një deputet nga Partia e Gjelbër e Zelandës së Re ka përdorur një biçikletë elektrike për të shkuar në spital për të lindur. Ishte hera e dytë që ligjvënësja e ndërgjegjshme për ndotjen e mjedisit e bën këtë.
Ndryshe nga shtatzënia e saj e mëparshme, Julie Anne Genter nuk kishte ndërmend të shkonte vetë me biçikletë në spital, por gjithsesi kështu i ndodhi.
Deputetja postoi një foto të saj duke bërë një shëtitje 10-minutëshe nate me një biçikletë, teksa kishte kontraktime si dhe pamje të saj dhe partnerit Peter Nunns me vajzën e sapolindur në duar.
Genter bëri bujë ndërkombëtare në vitin 2018, kur ajo dhe Nunns shkuan në spital me biçikleta të rregullta për lindjen e fëmijës së parë.