Vendosni fjalën kyçe....

Frrok Çupi: Kam informacione se Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK 3 ditë përpara 11 Dhjetorit


Analisti Frrok Çupi mëngjesin e sotëm ka deklaruar se ka informacione se ish-kryeministri Sali Berisha do të ndalohet nga SPAK, tre ditë përpara Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ai e bëri këtë deklaratë ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, ku e krahasoi 11 dhjetorin me piramidat financiare.

“Më 11, nëse Berisha është jashtë, nëse nuk është I ftuar nga SPAK, më 11 do të ndodhë lloji I tortës që bën Berisha.

Besoj se nga data 8 dhjetor Sali Berisha do të jetë në burg, por megjithatë presim… Mua më pyetët si një vëzhdues, si një studiues i politikës dhe si një njeri që informohet. Profesioni më ka mësuar të mos flas pa informacion.

Nëse do të ndodhë që Berisha do jetë i lirë dhe të mbledhë njerëzit, sigurisht që do t’i mbajë në këmbë, e do ti mbajë njerëzit e do t’i thojë se shiko se ne fituam, por nuk na e pranuan. Kështu e ka shtyrë gjithë jetën Berish. Bëri një ligj përçarës për pronat, nuk u trajtuan njerëzit e persekutuar gjatë Komunizmit dhe u lanë në mes të rrugës, u lanë në mes të rrugës intelektualët.

Kuvendi i 11 dhjetorit është njësoj si piramidat financiare, njerëzit do të vuajnë, e do ti thonë atij se të kam dhënë dy groshë, mi kthe tani, më ke thënë se do të bëhem ministër e tani s’më bëre…”- tha ai.