Vendosni fjalën kyçe....

Alec Baldwin: Nuk e tërhoqa unë këmbëzën që vrau Hutchins, dikush futi plumb të vërtetë në armë


Aktori Alec Baldwin ka mohuar se ka tërhequr këmbëzën e armës në xhirimet e filmit të tij ‘Rust’ në një intervistë të parë televizive që nga incidenti fatal që vrau kineasten Halyna Hutchins.

Këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin në një intervistë për ABC-së të mërkurën.

Pra, nuk e keni tërhequr kurrë këmbëzën?”,-pyeti gazetari.

Jo, jo, jo, jo. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën askujt dhe do të tërhiqja këmbëzën drejt tij, kurrë,” u përgjigj Baldwin.

I pyetur se çfarë mendonte se kishte ndodhur, Baldwin tha: “Nuk e kam idenë. Dikush vendosi plumb të vërtetë në armë. Një plumb që as që supozohej të ishte në sheshxhirim.”