Dhjetëra të ftuar që u detyruan të kalonin tre ditë në pub-in që ndodhet në lartësinë më të madhe të Britanisë për shkak të stuhisë Arëen, u argëtuan aq shumë sa tani po diskutojnë një rikthim.
Të premten në mbrëmje, rreth 60 njerëz u mblodhën për një koncert në Tan Hill Inn në Yorkshire Dales, i cili ndodhet 528 metra mbi nivelin e detit. Mbrëmja u shndërrua papritur në një fundjavë të gjatë, kur një stuhi, kabllot e prishura të rrymës dhe automjetet e braktisura i lanë frekuentuesit e lokaleve pa asnjë mundësi për t’u kthyer në shtëpi.
Një nga të ftuarit, Martin Overton, ka postuar një video ku tregon se si dukej vendi të premten në mbrëmje.
Stafi dhe të ftuarit i lanë mënjanë shqetësimet e tyre dhe vendosën ta bëjnë këtë takim të detyruar sa më të këndshëm. Menaxheri i bujtinës, Nicola Townsend, i lavdëroi vizitorët e pub-it, duke i quajtur ata ‘mbështetës, mirëkuptues dhe të durueshëm’.
Shumica e njerëzve dukej se u argëtuan gjatë të tre ditëve të pushimit të papritur – duke dëgjuar muzikë nga grupi i nderit Oasis, duke kënduar së bashku, duke shijuar pije falas dhe madje edhe drekën e së dielës.