Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania paralajmëroi Kongresin Amerikan se sanksionet ndaj Nord Stream 2 ‘dëmtojnë Unitetin Transatlantik’


Ambasada gjermane në Uashington thuhet se u dorëzoi kongresmenëve amerikanë një dokument që thoshte se tubacioni Nord Stream 2 nuk përbënte kërcënim për Ukrainën apo BE-në dhe duke argumentuar se kufizimet e reja mund të minojnë lidhjet SHBA-Gjermani dhe të dobësojnë besueshmërinë e qeverisë amerikane.

Qeveria gjermane u ka bërë thirrje kongresmenëve amerikanë që të mos vendosin sanksione ndaj gazsjellësit Nord Stream 2, duke këmbëngulur se kjo do të ‘dëmtojë unitetin transatlantik’, ka raportuar Axios, duke cituar dokumente të sapomarra.

“Sanksionet e SHBA-së që synojnë Nord Stream 2 do të minonin angazhimin e dhënë Gjermanisë në deklaratën e përbashkët, do të dobësonin besueshmërinë e qeverisë amerikane dhe do të rrezikonin arritjet e Deklaratës së Përbashkët, duke përfshirë dispozitat që mbështesin Ukrainën.” – thuhet nw memon gjermane tw  datës 19 nëntor dhe e shënuar si ‘e klasifikuar’.

Dokumenti i referohet Deklaratës së Përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë për Mbështetjen për Ukrainën dhe Sigurinë Evropiane të Energjisë, për të cilën u ra dakord nga Presidenti Joe Biden dhe kancelarja gjermane Angela Merkel më 21 korrik.

Marrëveshja erdhi si pasojë e vendimit të Biden për të hequr dorë nga sanksionet ndaj kompanisë përgjegjëse për Nord Stream 2. Sipas Deklaratës së Përbashkët, Gjermania u zotua të ndërmarrë veprime, duke përfshirë sanksione të caktuara, nëse Rusia do e ‘përdorw energjinë si armë’ kundër Ukrainës dhe Evropës .