Albana Fico është emëruar drejtoresha e re e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Ajo zëvendëson në këtë post Enkelejd Jotin i cili u emërua pak ditë më parë si drejtor i RTSH-së. Njoftimi është bërë nga ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Deri tani Fico ka mbajtur postin e drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik dhe ka qenë pjesë e Komitetit të Ekspertëve për masat ndaj pandemisë.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta. MëEMiraËshtëPërpara. SkaKohëPërPushim.” – shkruan Manastirliu.