Vendosni fjalën kyçe....

“Po e lini peng integrimin europian të Shqipërisë në duart e Serbisë” – Deputeti Shehu në Kuvend


Deputeti i PD-së Shehu pohoi gjatë fjalës në Kuvend se me nismën e Ballkanit të Hapur, kryeministri Rama po e lë peng integrimin e Shqipërisë në duart e Serbisë.

Gjatë interpelancës së thirrur prej tij demokrati tha se Beogradi nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë për gjenocidin në Kosovë e vendet e tjera.

Po kështu deputeti tha se projektet serbe nuk mund ta çojnë Shqipërinë drejt BE-së, ndërkohë që Beogradi është gjithnjë e më i lidhur me Rusinë dhe projektet e saj ekonomike e ushtarake.

“Po e lini peng integrimin e Shqipërisë në duart e Serbisë. Po e fusni integrimin tonë në spiralen e Serbisë duke harruar se Beogradi është pjesë e nismës euroaziatike të Rusisë, duke pasur një këmbë e gjysmë në Moskë e gjysmë këtej. Vërtet mendoni se projektet serbe do na çojë drejt Europës ndërkohë që furnizohet me armë nga Rusia, ndërkohë që nuk ka hequr kurrë dorë nga Kosova. Ky projekt rrezikon edhe çështje të sigurisë rajonale. Ndërkohë që Vuçic flet për Ballkanin e Hapur, qeveria ka miratuar dokumentin strategjik të vendit dhe ka përcaktuar si shtete armike Kosovën, Shqipërinë e Bosnjën.” – tha Shehu.