Vendosni fjalën kyçe....

Ferdinand Xhaferaj dha dorëheqjen, Basha zgjedh një tjetër drejtues të PD-së në Durrës


Luan Hoti do të jetë kryetari i ri i PD-së në Durrës. Kryetari i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.  Në fakt ai e ka dorëzuar dorëheqjen që në muajin korrik, kjo në bazë të rregullores e cila përcakton se cilido kryetar dege që kandidon për deputet, s’mund të ushtrojë më funksionin e kryetarit të degës.

Në vend të tij, kryedemokrati Lulzim Basha ka emëruar Luan Hotin, i cili mbante postin e sekretarit të degës së Partisë Demokratike në Durrës.

Hoti do të qëndrojë në këtë detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës.