Makinat e vogla biologjike të zhvilluara nga shkencëtarët nga qelizat e bretkosave, zakonisht të referuara si Xenobots, tani mund të vetështohen, sipas një raporti të ri shkencor.
Xenobotët u bënë publik në një raport vitin e kaluar, i cili sugjeroi se teknologjia e vetëriparimit mund të përdoret për të zëvendësuar materialet e degradueshme si betoni, çeliku dhe plastika. Më pas, në mars, u zbulua se organizmat ishin përmirësuar duke qenë në gjendje të mbanin mend mjedisin e tyre dhe të mblidheshin në një tufë të vetme.
Një artikull i botuar në revistën PNAS të hënën sugjeron që Xenobotët janë në gjendje të vetështohen.
Joshua Bongard, një nga bashkautorët e raportit të ri, pohoi se ‘me modelimin e duhur’ organizmat ‘do të vetështohen spontanisht’ dhe propozoi që teknologjia të mund të përdoret për të trajtuar pandemitë e ardhshme dhe për të përshpejtuar prodhimin e vaksinave.