Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vendimi “non grata” buron nga agjencitë e ligjzbatimit dhe të informacionit


Kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë ka zbuluar se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Sali Berishës është marrë nga informacioni i mbledhur prej vitesh nga agjencitë e ndryshme të ligjzbatimit dhe të informacionit.

Basha theksoi se procesi nuk iniciohet nga DASH por finalizohet nga Sekretari i Shtetit në bazë të informacioneve që i vijnë në rrugë zyrtare.

S’mund të ketë kult ambasadorësh. Është detyra jo vetëm e kryetarit të opozitës, por çdo qytetari shqiptar që të ngrihet në këmbë për të mirën kombëtare. S’bëhet fjalë për një vendim të një ambasadori, por të qeverisë amerikane. Një proces prej tre muajsh, ku kam investuar të gjithë energjisë, kapitalin politik e personal timin për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për zotin Berisha dhe mbi të gjitha sa i takon interesave të PD. Në këtë proces, ashtu siç është thënë, procesi për shpalljen ‘non grata’ nuk është proces që niset nga DASH, është proces që finalizohet nga Sekretari i Shtetit, i cili sipas informacioneve të përcjella në rrugë zyrtare ka pothuajse zero diskrecion, në rast se informacioni i mbledhur prej vitesh buron nga agjencitë e ndryshme të ligjzbatimit dhe të informacionit. Kjo ka çuar në një vendim ‘non grata’”-tha Basha.