Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet kreu i PD-së në Lezhë, Gjekmarkaj do e drejtojë përkohësisht


Dorëhiqet nga dega e Lezhës, kryetari Zef Gjoka i cili e mbajti prej disa vitesh këtë post.

Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij pasi Gjoka u zgjodh në vitin 2018 si Kryetar i PD-së së Lezhës.

Pas kësaj dorëheqje, PD-në e Lezhës do e drejtojë përkohësisht Agron Gjekmarkaj.

Ditën e djeshme dha dorëheqjen edhe Ferdinand Xhaferaj i cili u largua nga drejtimi i Durrësit.