Teuta e Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e mbrëmjes në Superligë.
Sfida e luajtur në Durrës nuk nxorri fitues edhe pse vendasit kishin mundësi më të mira duke qenë se shkodranët luajtën me një lojtar më pak që në minutën e 33-të të pjesës së parë pas daljes me karton të kuq të Aralica.
Golin për durrsakët e shënoi Gorgiev në minutën e 55-të të takimit ndërsa miqtë barazuan me Latifin në minutën e 70-të.
Në sfidën e luajtur më herët, Laçi shpartalloi Dinamon 5-0. Pas ndeshjeve të sotme Vllaznia ka ruajtur vendin e tretë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e pestë.