Vendosni fjalën kyçe....

Protestuan para Rafinerisë së naftës në Ballsh, policia procedon penalisht 4 naftëtarë


Polica ka vënë në hetim 4 naftëtarë pas protestave të zhvilluara për ndalimin e ç’montimit të Uzinës së Ballshit.

Ata akuzohen për organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme.

Protestuesit e arrestuar janë shtetasit me inicialet: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër.

Sipas policisë te ura para uzinës së përpunimit të naftës u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës.

“Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër, pasi te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”- njofton policia.