Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e anëtarëve të KED-së, Yuri Kim: Hapet rruga e përfundimit të Gjykatës Kushtetuese


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KED-së.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim shprehet se vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi, duke u hapur rruga e përfundimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara – pavarësisht pengesave – për zbatimin e reformës në drejtësi.”– shkruan Kim.