Vendosni fjalën kyçe....

Rusia tregon vijat e kuqe për zgjerimin e NATO-s


Zgjerimi i NATO-s më tej drejt lindjes është një vijë e kuqe për Moskën dhe pranimi i mundshëm i Ukrainës në bllokun e udhëhequr nga SHBA është thjesht i papranueshëm, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Në një deklaratë, zëdhënësja Maria Zakharova paralajmëroi për ‘pasoja serioze negative’ nëse situata në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës përkeqësohet. Javët e fundit, ka pasur raporte të vazhdueshme për një grumbullim trupash, me disa media perëndimore që sugjerojnë se një konflikt ushtarak është i afërt.

“Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Rusia është siguruar vazhdimisht se juridiksioni dhe forcat ushtarake të NATO-s nuk do të lëvizin asnjë centimetër drejt lindjes”, tha Zakharova.

 “Të gjitha këto premtime janë harruar dhe nuk janë realizuar. Rezultati është gjendja e tanishme e trishtuar e sigurisë evropiane.” – shtoi ajo.

“Ne jemi të bindur se e vetmja mundësi për zgjidhjen e situatës aktuale është zhvillimi i përbashkët i marrëveshjeve afatgjata që përjashtojnë çdo pwrparim të mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes dhe vendosjen e sistemeve të armëve që na kërcënojnë në afërsi të territorit rus,” theksoi Zakharova.

Sipas saj, SHBA-të po e tërheqin Kievin në orbitën ushtarake të aleancës dhe po e kthejnë atë në një ‘urë’ të pwrplasjes me Rusinë. Kjo mund të destabilizojë Evropën, tha ajo.

Komentet e zëdhënëses pasojnë një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Riga, Letoni në fillim të kësaj jave, ku tema e Ukrainës dhe rrethanat e tanishme në kufirin me Rusinë ishte në qendër të vëmendjes. Ndërsa blloku foli për sanksione të mundshme kundër Moskës, ai gjithashtu kundwrshtoi të garantonte se do të mbronte Kievin në rast konflikti të armatosur.