Vendosni fjalën kyçe....

Komiteti i Ekspertëve në Britani propozon uljen e kohës për dozën e tretë, nga gjashtë në tre muaj


Komiteti i ekspertëve për pandeminë në Britani i njohur ndryshe si JCVI (Komiteti për Vaksinimin e Imunizimin), ka propozuar shkurtimin e periudhës nga doza e dytë e vaksinës te ajo e tretë nga gjashtë në tre muaj.

Lajmi u pohua nga ministri britanik i Shëndetit, Sajid Javid, gjatë një raporti në parlament lidhur me masat e qeverisë ndaj pandemisë.

Ai tha se ministria e drejtuar prej tij dhe institucione të tjera shtetërore po punojnë me kapacitet të plotë lidhur me programin e vaksinimit në popullatës.

Javid theksoi se deri në fund të janarit 2022, qeveria do jetë në gjendje të ofrojë mbi 25 milionë doza vaksine për të gjitha grupmopshat e miratuara deri më tani.