Vendosni fjalën kyçe....

Mashtruesit me skemën e ndihmës Covid vjedhin 6.5 miliardë dollarë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar


Zyra Kombëtare e Auditimit (NAO) e Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se dështimi i qeverisë për të zbatuar masat kundër mashtrimit i lejoi mashtruesit të vidhnin 4.9 miliardë stërlina (6.51 miliardë dollarë) të taksapaguesve nga skema e huasë së Covid.

E krijuar gjatë pandemisë, skema ofroi kredi deri në 50,000 stërlina (66,378 dollarë) për bizneset e vogla dhe të mesme për t’i ndihmuar ata të përballen dhe të shërohen nga pandemia. Një hetim nga NAO ka zbuluar se ‘nivele të larta të mashtrimit’ u kryen nga kriminelët pasi masat kundër mashtrimit u ‘zbatuan shumë ngadalë’.

Nga huatë e dhëna, 11% janë konsideruar të jenë mashtruese, që nga marsi, duke i kushtuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar afro 4.9 miliardë stërlina.

“Niveli i vërtetë i mashtrimit do të bëhet më i qartë me kalimin e kohës,” tha Gareth Davies, kreu i NAO-s, duke shtuar ‘se qeveria duhet të përmirësojë identifikimin, sasinë dhe rikuperimin e kredive mashtruese brenda skemës’.

Vlerësimi i NAO paralajmëron qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se më shumë se një e treta e kredive, të vlerësuara në 17 miliardë stërloina (22.57 miliardë dollarë), mund të mos shlyhen kurrë.

Duke iu përgjigjur gjetjeve të raportit, një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se zyrtarët ‘nuk do tolerojnë’ asnjë përpjekje për të mashtruar taksapaguesit duke pretenduar në mënyrë të rreme para nga skemat e mbështetjes për Covid, duke argumentuar se ka masa të forta kundër mashtrimit.