Vlera totale e tregut global të kriptomonedhave u ngushtua me rreth 500 miliardë dollarë pas paralajmërimit të investitorit të shquar Louis Navellier se zvogëlimi i Rezervës Federale të SHBA mund të shpërthejë flluskën e Bitcoin dhe kriptove të tjera.
Në një intervistë për gazetën ‘Insider’ me bazë në Londër, Navellier tha se zvogëlimi i Fed ‘duhet të krijojë një korrigjim në asetet e rrezikut, pjesë e të cilave është bitcoin’.
Ai gjithashtu paralajmëroi se çmimi i Bitcoin mund të bjerë nën 10,000 dollarë.
Pas komenteve të tij, vlera e tregut global të kriptove ra në 2.13 trilion dollarë që nga ora 08.39 e së shtunës, nga 2.65 trilion dollarë të premten.
Bitcoin humbi rreth 16% duke arritur në 47,719 dollarë brenda 24 orëve, ndërsa Ethereum ra me 13,4% në 3,949 dollarë.