Një politikë e re për informacionin personal me sa duket ka dështuar, me Tëitter-in që pretendon se kishte rezultuar në një numër të madh raportimesh ‘të qëllimshme’ dhe ‘të bashkërenduara ‘ kundër përdoruesve.
Zëdhënësi i Twitter, Trenton Kennedy tha se një rregull i ri që ndalon ‘keqpërdorimin e mediave’ si fotot dhe videot ‘për të ngacmuar ose frikësuar individët privatë’ e kishte çuar atë në pezullimin e llogarive gabimisht, raportoi Ëashington Post të premten mbrëma.
Platforma ishte bombarduar me një ‘sasi të konsiderueshme’, raportimesh ‘me qëllim të keq’, të cilat kishin çuar në ‘një duzinë pezullimesh të gabuara’, tha Kennedy.
Politika e përditësuar i ndalon përdoruesit të ndajnë foto dhe video private të individëve që nuk janë figura publike pa pëlqimin e tyre të qartë. Ka disa përjashtime nga rregulli, përkatësisht kur fotot shpërndahen ‘në interes publik ose i shtojnë vlerë diskursit publik’, ose për të mirën e vetë individëve privatë.