Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet Massimo Ferrero, presidenti i klubit të Serisë A


Një goditje të fortë ka marrë sot futbolli italian pasi është arrestuar presidenti i një prej klubeve të Serisë A.

Sikurse raporton “Tgcom 24”, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, u arrestua sot në Milano nga policia financiare si pjesë e një hetimi nga prokurori për krime korporative dhe falimentim.

Sipas medieve italiane, skuadra e Ligurisë nuk është e përfshirë në hetim. Ferrero u transferua në burgun milanez të San Vittore, ndërsa për 5 persona të tjerë u urdhërua arrest shtëpie.

Në arrest shtëpiak janë edhe Vanessa dhe Giorgio Ferrero, përkatësisht vajza dhe mbesa e presidentit të Sampdorias.

Ferrero akuzohet për një aferë të lidhur me falimentimin e disa kompanie në Kalabri.