Vendosni fjalën kyçe....

Balla në Washington: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA duhet t’i konkretizojmë në bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Ëashington, ku po merr pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Ai thotë se në forum po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë ndërsa shton se synimi kryesor i kësaj vizite është konkretizimi i marrëdhënieve me SHBA-në në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë.

“FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej çështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite.”- shkruan Balla.