Pasditen e kësaj të hëne një aksident ka ndodhur superstradën e Torovicës në Lezhë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet drejt spitalit.
Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije pasi për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me aksidentin në fjalë.