Vendosni fjalën kyçe....

Ministrat evropianë të Punës bien dakord në mbrojtjen e punëtorëve për nivelin e pagave


Ministrat evropianë të Punës, janë pajtuar më 6 dhjetor, rreth masave që do të mbrojnë nivelin e pagave në Evropë dhe u japin punëtorëve më shumë të drejta për të kundërshtuar pagat e ulëta.

Ndonëse propozimet nuk përcaktojnë pagën minimale në nivel të Bashkimit Evropian, në momentin kur ligji hynë në fuqi do të paraqesë hap të rëndësishëm në promovimin e modelit social evropian, sidomos në shtetet e Evropës Lindore ku pagat janë të ulëta.

Shtetet anëtare të BE-së shistorikisht ishin të ndara rreth kësaj çështjeje sepse sistemi kombëtar i pagës dhe paga minimale dallojnë nga shteti në shtet, nga 312 euro në muaj në Bullgari dhe 2,142 euro në Luksemburg, bazuar në të dhënat e publikuara vitin e shkuar.

Disa shtete nordike posaqerisht janë kundër çfarëdo ndryshimi në sistemin e pagave meqë kompanitë negociojnë pagën direkt me sindikatat, pa ndërhyrjen e shtetit.

“Puna duhet të paguhet. Nuk mund të pranojmë që njerëzit të cilët japin gjithë energjinë e tyre për punë të jetojnë në varfëri dhe nuk mund t’i ofrojnë vetës standard të dinjitetshëm të jetesës”, tha Janez Cigler Kral, ministër slloven i Punës.

Kështu shtetet e BE-së me sistemin e pagës minimale detyrohen të garantojnë që niveli i pagës të përditësohet në mënyrë të rregullt e të drejtë.

Një burim nga Bashkimi Evropian tha se kompromisi i arritur është i brishtë dhe negociatorët do të jenë nën presion të mos i japin Parlamentit Evropian bazë për miratimin e këtij ligji.

Franca merr presidencën e BE-së nga 1 janari derisa dakordimi mes shteteve anëtare për nivelizim të pagave do të jetë prioritet i mandatit të saj gjashtëmuajsh.