Reshjet e shiut që kanë rënë përgjatë orëve të fundit kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin Lezhë-Ungrej.
Rreth 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pësuar rrëshqitje të tokës duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative.
Në atë zonë raportohet nga banoret se ka patur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave.