Teuta është rikthyer te fitorja në kampionatin shqiptar të futbollit.
Durrsakët morën 3 pikë që e rikthejnë në lojë për tu ngjitur më sipër në tabelë përballë Dinamos.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Bakaj që shënoi në portën e tij për t’i dhënë fitoren kundërshtarëve.
Në sfidën tjetër Tirana e pati të lehtë përballë Kastriotit të vendit të fundit.
Bardh e blutë fituan 3-0 me krutanët duke marrë tre pikë të vlefshme për kreun e Superligës.
Seferi shënoi një dygolësh në pjesën e parë ndërsa Ngoo shënoi golin e tretë në pjesën e dytë.