Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit do mbahet në arenën e “Air Albania”


Në fjalën e tij përpara shtatores së Azem Hajdarit, Sali Berisha ka bërë me dije se Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit do ta mbajë në stadiumin “Air Albania”. Sipas tij, kjo bëhet për shkak që të bëhet një transparencë e plotë për çdo delegat që ka firmosur për thirrjen e Kuvendit.

“Nga ky shesh, ftoj të gjithë demokratët, ftoj të gjithë delegatët e Kuvendit, ata që kanë firmosur dhe ata që nuk kanë firmosur, të vijnë në Kuvendin e rithemelimit të PD, që do mbahet në arenën e AirAlbania.”- tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, ish-lideri historik i PD-së u zotua se momenti i rithemelimit të PD-së po vjen.

“11 dhjetori po vjen. 11 dhjetori është dita e madhe e atyre që themeluan PD, e atyre që arritën të përmbysin diktaturën komuniste, e atyre që ndërtuan Shqipërinë demokratike, e atyre që në një moment kritik, u ngritën si Feniksi dhe do të ndërtojnë më 11 dhjetor monumentin madhështor të pluralizmit politik dhe rithemelimit të PD.”- u shpreh Berisha.