Vendosni fjalën kyçe....

Rrëndohet trafiku në Tiranë, policia tregon rrugët që duhet të shmangen


Policia rrugore ka publikuar një njoftim për drejtuesit e automjeteve në kryeqytet për akset të cilat duhet të shmanget për shkak të trafikut të rënduar.

Për shkak të aktiviteteve në sheshin “Skënderbej” ka fluks automjetesh dhe duhet të shmanget hyrja për në Tiranë nga Rruga e Durrësit, e Kavajës, Dibrës dhe Elbasanit. Gjithashtu trafik ka edhe në Bulevardin Zogu I apo edhe në segmentin që lidh Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Abdi Toptani”.

Njoftimi:

Për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në sheshin “Skënderbej”, ka fluks të shtuar të automjeteve, por dhe të këmbësorëve, të cilët futen në drejtime të ndryshme, jashtë vendkalimeve të përcaktuara, gjë që ka sjellë herë pas here bllokim të lëvizjes.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur edhe nga shtimi i automjeteve që vijnë në drejtim të Tiranës apo qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit, për festa dhe pushime, me qëllim shmangien e bllokimit të lëvizjes në Unazën e Vogël, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në drejtim të qendrës, konkretisht hyrjen nga:

– Rruga e Durrësit;
– Rruga e Kavajës drejt rrugës “Ibrahim Rugova”;
– Bulevardi “Zogu i Parë” drejt rrugës “Urani Pano”;
– Rruga e Dibrës drejt 9-katsheve;
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt rrugës “Abdi Toptani”;
– Rruga e Elbasanit drejt 9-katsheve.