Vendosni fjalën kyçe....

Berisha përgënjeshtron akuzat se ka persekutuar dy mjekët në diktaturë


Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Fiks Fare që pretendoi se ka firmosur për internimin e dy mjekëve në kohën e diktaturës.

Berisha tha në emisionin “Opinioin” se ka dëshmitar gazetarin Fevziu i cili ka qenë prezent kur një mjeke në 2011 i kërkoi të dilte të përgënjeshtronte shpifjet e Ramës se ka persekutuar një shoqe.

Sa i përket shoqes time, aty ke një dëshmitar, Blendi Fevziu. Edi Rama më thoshte në Parlament, ke persekutuar një shoqe, një mjeke. Nuk e dija se për kë e kishte fjalën. Në vitin 2011 me vjen dhe më thotë, Sali, të lutem shumë më nxirr në ndonjë media tua marr fytyrën këtyre që shpifin ndaj teje dhe t’u tregoj se kush ka qenë Sali Berisha”-deklaroi ish-kryeministri.

Berisha vijoi duke thënë se në kohën kur është bërë persekutimi ai nuk ka qenë sekretar partie dhe se publikimi i dokumenteve nga media dhe pretendimet janë trillim dhe shpifje.

Margarita Kostaqi ka qenë një grua e shkëlqyer. Ishte bashkëshortja e mjekut personal të Mehmet Shehut, ishte njeri i mirë. Kur kryeministri vrau veten, në të gjitha rastet kur ndodhin këto, personelin e dëbonin, e internonin ose e burgosnin. Kryeoficerin e tij Ali Cenon e burgosën, Milton dhe të shoqen i dëbuan në Kavajë. Nuk mund të ishte ajo kurrë kompetencë, unë s’kam qenë sekretar partie në atë kohë, kam qenë në vitin 1979. Kjo është e gjithë historia. Trillim dhe shpifje. Në prani të Blendi Fevziut më ka thënë Sali më jep një mundësi që të dal në media, që t’ua marr fytyrën në media Edi Ramës dhe shpifësve si ai”-tha Berisha.