Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në 11 dhjetor është tubimi i “Trekëndëshit të Bermudës” në arenën e hajnisë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Opinion” e ka quajtur Kuvendin e 11 dhjetorit si tubim të Berishës-Ramës dhe Metës së bashku me oligarkët dhe krimin në “arenën e hajnisë”.

Basha tha se nuk do tërhiqet nga beteja për PD-në dhe siguroi demokratët se në datë 18 do marrë fund tollovia.

18 dhjetori është kuvendi i Partisë Demokratike. Aty do bashkohen demokratët, nëse do të përballet, jo me shpifje e gënjeshtrave Sali Berisha të vijë në kuvendin e demokratëve. Vetë Lulzim Basha nuk është konfliktual, Basha është njeri i arsyes. Nuk ka konflikt, por luftë të një njeriu që do t’i tërheqë shqiptarët me vargonj. Unë nuk tërhiqem nga beteja për PD. Beteja e Berishës është me SHBA dhe kamuflimi me gënjeshtra dhe mashtrime marrin fund në 18 dhjetor. I siguroj demokratët që në 18 merr fund tollovia. Në 11 dhjetor nuk ndodh asgjë. Tubimi Berisha-Rama-Meta dhe oligarkët dhe krimi në atë që është arena e hajnisë” u shpreh Basha.