Vendosni fjalën kyçe....

Rama paralajmëron kryebashkiakët: Do shkarkoheni nëse kapeni disa herë në shkelje dhe nuk zgjidhni problemet e qytetarëve


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kryetarët e Bashkive nga një takim në Shkodër për promovimin e platformës së Bashkëqeverisjes.

Rama the se me ligjin në fuqi kryebashkiakët sanksionohen financiarisht nëse nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve por ato nuk do jenë pafund pasi pastaj kalohet në fazën e shkarkimit.

Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë.

Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta.

Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama.