Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: 5259 anëtarë ose 69% e tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka deklaruar pak çaste më parë se 69% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar kanë pohuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur me datë 18 dhjetor.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, numri dy i PD-së tha se shumica dërrmuese e delegatëve nuk i janë përgjigjur thirrjes përçarëse të ish-kryeministrit Berisha dhe nuk do shkojnë pas halleve personale të tij.

Më pas Bardhi lexoi një për një të gjithë emrat e delegatëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombër të PD-së, që do mbahet të shtunën e ardhshme më 18 dhjetor.

“Në fakt anëtarët e Kuvendit nuk i kanë hedhur në kosh. Delegatët kanë konfirmuar masivisht pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Secili ka nënshkruar në prani të një zyrtari pjesëmarrjen në Kuvend. Kësaj thirrjeje përçarëse nuk i janë përgjigjur 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, ose 69% e tyre. Në Dibër kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar tyë PD-së më 18 dhjetor 305 anëtarë delegatë, në Qarkun Korcë 326 anëtarë, në qarkun Berat 287 anëtarë, në Qarkun Lezhë 258 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, në Qarkun Shkodër 389 anëtarë, në Qarkun Gjirokastër 205 anëtarë, në Qarkun Vlorë 342 anëtarë, në Qarkun Fier 508 anëtarë, në Qarkun Durrës 308 anëtarë, në Qarkun Elbasan 544 anëtarë, në Qarkun Tiranë 1326 anëtarë, në Qarkun Kukës 112 anëtarë.  Po kështu kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe 302 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. 1146 anëtarë të Kuvendit Kombëtar nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor. Një pjesë e tyre raportohet se janë në emigracion “ – tha Bardhi.