Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Nga sot PD do ketë logo e vulë të re


Deputeti i PD-së Bylykbashi ka prezantuar propozimet për ndryshimet e reja statutore që do shtrohen për miratim në Kuvendin e sotëm.

Ai tha se PD-ja do i largohet bunkerizimi ku e futo Basha.

Sipas Bylykbashit me propozimet e reja PD-ja do u përkasë anëtarëve dhe kreut të partisë.

Deputeti përmendi ndër të tjera garantimin e fraksioneve, thellimin e parimit një anëtar një votë, logo e vulë të re.

“Parimi një anëtar një votë do shtrihet edhe më tej, mbi shtratin e statutit të propozuar nga Basha në vitin 2015 dhe të pranuara nga të gjithë.

Votimi në primare, kandidatët do zgjidhen nga anëtarët e nuk do shpallen siç ka bërë Basha në orët e fundit.

Referendumi: Votimi për vendime të rëndësishme do bëhet me referendum.

Garantohet futja e fraksioneve në PD, mendimi ndryshe është vlerë.

Simbolet e PD-së janë shumë të rëndësishme. Basha në vitin 2017 zhduku logon e PD-së dhe i zëvendësoi ato me Republikën e Re. Basha nisi një operacion të gjatë për ndryshimin e simbolikës së partisë. Me këtë status do ndryshojmë logon duke e kthyer në të ngjashme me atë të miratuar 31 vite më parë. Sot ndryshon vula dhe nuk do ketë vlerë ajo që mban Basha.

Sot futemi në një operacion të thellë ristrukturimi. Për drejtimin  e partisë do ngrihet një organ rithemelimi i përkohshëm deri në tranzicionin zgjedhjen e oragneve të reja drejtuese.”