Kreu i PD-së Basha ka mbledhur në selinë e partisë deputetë, simpatizantë e qytetarë në 31-vjetorin e themelimit të PD-së. Ai zbuloi një pllakatë përkujtimore me emrat e firmëtarëve të themelimit të partisë.
Në fjalën e tij kryedemokrati tha se dhënia fund e tranzicionit të stërzgjatur është misioni i vetëm i PD-së.
“Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambjentet e saj dokumentin themeltar të firmëtarëve të PD. Të emrave të atyre që sot nuk janë mes nesh, të atyre që janë jashtë të atyre që janë kthyer nga SHBA e Kanadaja. Sot këtë instalacion do e zbulojnë dy vajza të forumit rinor të PD, si simbol i vazhdimit të misionit tonë për shqiptarët me rininë për rininë me të ardhmen. Sprovat tona kanë qenë të panumërta. Disa i kemi mbartur brenda vetes, që nga momentet e para të lindjes. E një regjimi që vafëroi ndërgjegjen e kombit, duke ndaluar artin që nuk ishte në përputhje me antivlerat e diktaturës. Mbijetesa është një tregues i guximit dhe instiktit të këtij kombi, t’i prish daljes nga kjo greminë, ky tranzicion i stërzgjatur mbetet misioni i shenjtë i PD.” – tha Basha.
Ai theksoi se pavarësisht dështimeve që kanë rënduar mbi kurrizin e shqiptarëve e deokratëve, PD-ja di të kërkojë ndjesë, të korrigjohet e të ecë përpara drejt së ardhmes.
Po kështu Basha tha se asgjë nuk do kishte e mundur të arrihej pa ndihmën e SHBA-së.
“Kemi njohur momentet tona të dështimit, që kanë rënduar mbi kurrizin e shqiptarëve por sot jam këtu si kryetar i një PD-je që kur gabon di të kërkojë ndjesë, të korrigjohet dhe të ecë përpara drejt së ardhmes. Kur e dimë se mentalitet e të shkuarës po mundohen të shkruajnë histori e asnjë nga këto arritje nuk do ishin kthyer në realitet për shqiptarët, pa mbështetjen e perëndimit, e aleatit tonë strategjik, SHBA, pa mbështetjen e BE dhe vendeve anëtare të BE. Natyrisht kishte dhe gabime, gabime që i kemi paguar shtrenjtë si familje politike. Nuk mund të harrojmë se borxhi moral ndaj palcës së familjes sonë politike, ndaj ashtit anti-komunist, të përndjekurve politik, është një nga borxhet akoma të pashlyera, kjo në pjesën më të madhe për shkak të përgjegjësisë sonë.” – shtoi Basha.