Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi i Berishës nisi procesin për shkarkimin e tij, Basha mbledh Kryesinë e PD-së


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e partisë sot në orën 18:00.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot ora 18:00 do të zhvillohet një mbledhje urgjente e Kryesisë së Partisë.”- ky është njoftimi që u është dërguar anëtarëve të Kryesisë nga  Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Kjo lëvizje vjen ndërkohë që në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha po votohet për shkarkimin e tij nga detyra.

Procesi i votimit ka përfunduar në këto momente dhe ka nisur numërimi.