Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq bllokon rrugët në Vermosh edhe Theth, fryhen lumenjtë


Moti i keq me reshje shiu dhe me dëborë ka sjellë probleme në shumë qytete në vend, nga veriu në jug. Kësisoj, reshjet e dëborës mbajnë të mbërthyer veriun e Shqipërisë, duke krijuar probleme me qarkullimin rrugor dhe furnizimin me energji elektrike.

Të bllokuara mbeten Thethi dhe Vermoshi, atje ku reshjet e dëborës kanë shkuar deri në 80 cm. Nga Qafa e Thorës për në brendësi të fshatit Theth kalohet me vështirësi vetëm me mjete të larta dhe duke përdorur zinxhir, ndërsa në aksin Tamar–Vermosh kalimi kryhet vetëm për raste emergjente pasi në qafën e Bërdalecit trashësia e borës shkon në 70 cm.

Po ashtu reshjet intensive kanë krijuar probleme në disa qarqe. Në qytetin e Fierit lumi Vjosë rrezikon të dalë nga shtrati.

Gjithashtu edhe lumi Osum është fryrë ku në disa pjesë të tij edhe ka dalë nga shtrati ku ka përmbytur toka dhe të mbjella.

Shqetësueseparaqitet situata edhe ne Berat. Sipas informacioneve, edhe fshati Muriqan në Elbasan ka pësuar përmbytje të mëdha për shkak të fryrjes së përrenjve.

Sipas të dhënave nga Meteoalb  një rritje e ndjeshme e intensitetit të shirave menjëherë pas mesnatës së sotme në trekëndëshin mes Vlorës-Gjirokastrës dhe Përmetit.