Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Koha kur deputeti Basha bënte Pazar me fatet e PD-së për borxhet e kryetarit ka mbaruar


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas hakmarrjes së Lulzim Bashës me shkarkimet në PD ndaj mbështetësve të tij.

Berisha thotë se koha e Bashës kur bënte Pazar me fatet e PD-së ka mbaruar

“Koha kur deputeti Basha mund të bënte pazar me fatet e Partisë Demokratike ka marrë fund. Ditët kur Partia shërbente si hipoteke për borxhet e kryetarit kanë përfunduar! Në një dite historike, 4446 delegate të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike vendosen sot, të rimarrin në dorë fatet e Partisë Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashën në një spektakël të vërtetë demokracie të ngjashëm me standardet amerikane”-shkruan Berisha.

Sipas Berishës Kuvendi i sotëm riafirmoi vlerat euro-atlantike të PD-së dhe riktheu votën e lirë. Ai vijon më tej se Kuvendi i sotëm ka mandatuar Komisonin e Rithemelimit për të marrë vendime dhe lëvizjet e Bashës janë nul.

Kuvendi i sotshëm riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer në piedestal votën e lirë në të parin kuvend në historinë e Shqipërisë të thirrur nga anëtarësia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake çdo dëshirë të deputetit Basha për të thirrur Këshillin Kombëtar, për të shkarkuar drejtuesin e këtij Këshilli apo për të marrë masa disiplinore ndaj përfaqësuesve të mijëra demokratëve që me votë të lirë dhe legjitime vendosën sot shkarkimin e tij!

Komisioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar si dhe ish anëtarëve të kryesisë të repektojnë vullnetin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë drejtues i Partisë Demokratike. Komisioni fton të gjithë drejtuesit e PD të lexojnë dhe respektojnë vullnetin e shumicës që shkarkoi kryetarin dhe jo të deputetit Basha që kërkon të shkarkojë shumicën!

Sot është dita për t’u bashkuar dhe jo për të përçarë e “përjashtuar” partinë për karrigen e thyer të ish kryetarit!”-shkruan Berisha.