Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Ftoj kryetarët e lëkundur të bashkohen, kjo është Konferenca ime më e veçantë në 30 vite


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pasi 29 anëtarët e komisionit kanë dalë nga salla, Berisha po mban një konferencë për mediat, të cilën e quajti konferencën më të veçantë në të cilën kishte marrë pjesë.

Fjalimi i Berishës:

Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 30-vjeçare ju garantoj se kjo Konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave të veçanta që kanë qenë.

Kjo Konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD-së, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie i grave, vajzave, djemve dhe burrave të lirë që në kundërshtim me përballjen me narkoshtetin dhe nomeklaturën apo thënë më troç me pengkryetarin por edhe presione të tjera të pandershme, ngrihet si vigan në një Kuvend të Lirë dhe e vendosin PD në shtëpinë e lirisë. Vendosin të rikthejnë fuqishëm oluralizmin politik në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD-së në vitin 1990, ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD-së.

Jehona e këtij Kuvendi siç ishte unik në llojin e tij. Por më duhet t’ju informoj me kënaqësi se personalitete më të shquarat të krahut konservator në Europë dhe në Botë kanë dërguar mesazhe përgëzimi të madh. Shpreh kënaqësi për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të

Ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe.

Nga një anë kemi njeriun që grumbulloi të gjithë karriget në zyrën e tij, që i çmendur në pasionin e karrigeve ju kthej që edhe karriget e thyera t’ja çoni atij, përpara jush keni njerin e pasionit që s’punon për karrige por për lirinë e demokratëve dhe shqiptarëve.

Në mbledhjen që sapo përfundoi unë u dëgova një përshëndetje të përzemërt të gjithë demokratëve dhe përmes jush përcjell një thirrje të përzemërt ndaj çdo demokrati, që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD-në e rithemeluar. Është i mirëpritur me krahëhapur.

Ftoj kryetarët e Partive demokratike që gjer tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me PD, sepse vendi i tyre është aty ku janë idealet më fisnkike dhe jo në një parti të cilën në mënyrë absolute në dy muajt të fundit, deputeti Basha e katandisi në një parti të ekstremit të majtë, marksiste leniniste, të cilat do ia kishte lakmi çdo grupim i ekstremit të majtë.

Revolucioni ka për detyrë kryesore ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës. Një Komision u miratua sot këtu për të drejtuar Referendumin bazuar në punën e shkëlqyer që ju e patë vetë.

Ju informoj ju se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht, ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësiusë. Është plaçkitje. I garantoj ata se të gjithë do të votojnë në mënyrë transparente para të gjitha këtyre medieve dhe nuk ka njeri që mund të pengojë duke plaçkitur kartat e anëtarësisë si nuk kam  dëgjuar kurrë më parë. MË duket e ndjente se gjykatësi do e kërkonte përsëri për ato që e ka bërë se ndryshe një veprim të tillë nuk do e kryente kurrë. PRa ne presim një rezultat të shkëlqyer në datën 18, sikundër ftoj çdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit të vullnetit të anëtarit të PD-së me normat e reja të lirisë dhe ta dënojnë me injorim antikuvendin e shoqatës Badsha-Bardhi si një nga turpet më të mëdha të historiaë së Europës dhe historisë ssë njerëzimit në rrugën e demokracisë, ndaj unë I pres anëtarët, drejtuesit, de[putetët të mos bëhen bashkëautorë në një akt të pashembullt të antipluralizmit dhe antistatuor të ndërmarrë vetëm e vetëm për karrigen e pengBashës.